Gjykata e Lartë zgjedh në shtator anëtarin në Gjykatë Kushtetuese

min lexim

Gjykata e Lartë njoftoi të premten më 19 gusht se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përcjellë më 15 gusht raportin e miratuar dhe listën me dokumentacionin shoqërues të kandidatëve që kanë konkurruar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur më 21 shtator të 2019-ës, rishpallur tre herë të tjera deri në vitin 2021.

Në njoftim thuhet se mbledhja e thirrur nga zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi do të zhvillohet më 12 shtator, në orën 10:00. Në garë për vendin vakant të ish-gjyqtarit të shkarkuar Gani Dizdari, janë dy gjyqtarët Manjola Xhaxho e Ilir Toska dhe avokatja Holta Zaçaj.

Fituesi do të jetë anëtari i tetë i Gjykatës Kushtetuese dhe i dyti përfaqësues i Gjykatës së Lartë në këtë institucion.

Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë u përballën me largimin drastik të anëtarëve të tyre pas nisjes së vetingut. Ringritja e tyre u provua të ishte një proces i gjatë dhe i vështirë.

Aktualisht, Gjykata e Lartë ka ende 3 vende vakante që duhet të plotësohen nga KLGJ. Ndërkohë, vetë Gjykata e Lartë duhet të zgjedhë një anëtar të tretë në Gjykatën Kushtetuese në të ardhmen.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Abazoviç ofron ristrukturimin e Qeverisë gjatë seancës për rrëzimin e saj

Story i radhës

Si të bëni (dhe të mbani) miq si një i rritur, sipas ekspertëve

Të fundit nga