Gjykata e lartë në mbrojtje të të korruptuarve

Edhe pse kanë kaluar gati 30 ditë nga vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës që dërgoi për shqyrtim në Gjykatën e Lartë me qëllim interpretimin se cila është Gjykata  kompetente për të shqyrtuar kërkesën time për tu pajisur me leje /autorizim të veçantë me qëllim kryerjen e betimit, nuk ka ende asnjë përgjigje apo datë gjykimi.

Ndonëse çështja është regjistruar në Gjykatën e Lartë në datën 16.10.2023 dhe kjo Gjykatë ka për detyrë të shprehet brenda 5 ditëve  për të përcaktuar gjykatën kompetente që do të shqyrtojë kërkesën time për dhënien e lejes /autorizimit të veçantë  për t’u betuar si Kryetar i Bashkisë Himarë, me indiferentizëm ekstrem, Gjyqtari Relator mban të bllokuar çështjen.

Këto zvarritje të pa precedent me pasoja shumë të rënda për Komunitetin e Himarës, zgjedhësit dhe banorët që presin ndryshimin në qeverisjen lokale, e shprehur kjo me vullnet të  lirë nëpërmjet votës, po mbahet peng pa asnjë referencë ligjore.

Këta gjyqtarë që neglizhojnë afatet procedurale dhe deformojnë ligjin, për fat të keq të ndodhur edhe në majën e sistemit të drejtësisë në Shqipëri si anëtarë të Gjykatës së Lartë, në fakt janë duke i zgjatur jetën Kryetarit të Bashkisë më të  korruptuar dhe të urryer nga populli i Himarës në 30 vite pluralizëm.

Këto “harresa” me  dosjen time, përfshirë këtu edhe vendimet e mëparshme krejtësisht absurde dhe te pa bazuara në ligj, në kundërshtim me  parimet bazë të sanksionuara në Kushtetutë  ku  Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit dhe  populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërdrejtë, vendime  që më kanë mohuar të drejtën që sovrani ma ka dhënë me votë, kanë vetëm një shpjegim: segmente të drejtësisë janë vënë në shërbim të politikës dhe në mbrojtje të sistemit të korruptuar të qeverisjes lokale në Himarë.Dua t’ju kujtoj të gjithëve ju se kjo beteje ligjore nuk është për mua si individ e as për postin e Kryetarit të Bashkisë, por për  Himarën, votën e lirë dhe demokracinë!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shaban Tërstena: Ju lumtë Albulenë, Hatixhe, Fortesë dhe Vlerë

Story i radhës

Lajҫak tregon detajisht se ҫfarë ndodhi në Bruksel, përmend takimin e radhës dhe ҫfarë do të vendoset atë ditë

Të fundit nga