Gjykata e Lartë Amerikane vendos të shqyrtojë çështjen e TikTokut

December 19, 2024
min lexim

Gjykata e Lartë tha të mërkurën se do të dëgjojë muajin e ardhshëm argumentet mbi kushtetueshmërinë e ligjit federal që mund ta ndalojë veprimtarinë e rrjetit TikTok në Shtetet e Bashkuara nëse nuk shitet nga kompania kineze ombrellë.

Anëtarët e gjykatës do të dëgjojnë më 10 janar argumentet nëse ligji kufizon në mënyrë të palejueshme lirinë e fjalës në kundërshtim me Amendamentin e Parë. Ligji i miratuar në muajin prill, cakton një afat deri më 19 janar për shitjen e rrjetit, ose në të kundërt do të ndalohet në Shtetet e Bashkuara.

Platforma e njohur e rrjeteve sociale ka më shumë se 170 milionë përdorues në Shtetet e Bashkuara. Nuk është e qartë se kur mund të merret vendimi. Sidoqoftë, Gjykata e Lartë mund të veprojë pas paraqitjes së argumenteve për të mos lejuar hyrjen e ligjit në fuqi në pritje të një vendimi përfundimtar, nëse të paktën pesë nga nëntë anëtarët e gjykatës mendojnë se ligji është jokushtetues.

Avokatët për firmën TikTok dhe kompaninë kineze ombrellë, “ByteDance”, i kanë kërkuar gjykatësve që të veprojnë përpara afatit të 19 janarit. Gjykata e Lartë gjithashtu do të dëgjojë dëshmitë nga përdoruesit e rrjetit, disa prej të cilëve e përdorin platformën për të siguruar jetesën.

Data e paraqitjes së argumenteve nënkupton që Departamenti i Drejtësisë i administratës së Presidentit Biden në largim do të mbrojë ligjin e nënshkruar në muajin prill nga Presidenti Biden dhe të miratuar nga Kongresi me mbështetjen e dy partive. Administrata republikane, e cila merr pushtetin më 20 janar, mund të mos ndajë të njëjtat pikëpamje për ligjin.

Presidenti i ri, Donald Trump, i cili dikur mbështeti ndalimin e rrjetit, ka premtuar gjatë fushatës se do ta “shpëtojë” TikTokun dhe se administrata e tij do ta shqyrtojë situatën. Të hënën, zoti Trump priti në rezidencën e tij Mar-a-Lago shefin e rrjetit TikTok, Shou Zi Chew.

Kompanitë kanë thënë se një mbyllje vetëm një muaj do të shkaktonte humbjen e rreth një të tretës së përdoruesve të rrjetit në Shtetet e Bashkuara dhe të ardhurave të konsiderueshme nga reklamat.

Çështja vë përballë të drejtat e lirisë së fjalës dhe qëllimet e deklaruara të qeverisë për të mbrojtur sigurinë kombëtare, ndërkohë që ngre çështje të reja në lidhje me platformat e mediave sociale.

Një panel gjykatësish federalë të Gjykatës së Apelit e mbështeti njëzëri ligjin më 6 dhjetor, ndërsa hodhi poshtë një kërkesë urgjente për të shtyrë zbatimin e ligjit.

Nëse gjykata nuk vepron, ligji do të hyjë në fuqi më 19 janar dhe do të penalizonte kompanitë që ofrojnë shërbimin e rrjetit TikTok. Zbatimi i ligjit është përparësi e Departamentit të Drejtësisë, i cili mund të hetojë shkeljet e mundshme dhe kërkojë penalizime.

Por avokatët për rrjetin TikTok dhe kompanisë mëmë “ByteDance” kanë argumentuar se Departamenti i Drejtësisë nën Presidentin Trump mund ta ndalojë zbatimin e ligjit ose mund të kërkojë të zbusë pasojat më të rënda të ligjit. Zoti Trump merr presidencën amerikane një ditë pasi ligji duhet të hyjë në fuqi.

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë: 93.49 për qind e popullsisë i përkasin besimit islam, 2.31 atij ortodoks dhe 1.75 katolik

Story i radhës

Nipi i Ali Ahmetit shpëton për “petardat” ama jo edhe për dallaveret tjera, hetimi vazhdon…

Të fundit nga

Si po lëkundet rendi liberal kudo në Perëndim

Në mbarë botën perëndimore, rendi liberal po humb terren, ndërsa partitë e qendrës së majtë përballen me sfida të mëdha nga elektorati, rivalët politikë dhe ndryshimet sistemike. Idealet dikur dominuese, si globalizimi,
ShkoLartë