Gjykata e la në burg për vrasjen e Martin Çeços/ Ja çfarë deklaroi Tina Pajollari para togave të zezë

1 minut lexim

Martina Pajollari u la në masën e sigurisë arrest me burg nga Gjykata e Korçë, për vrasjen e Martin Çeços.

Në dëshminë e saj para togave të zeza, 18 vjeçarja ka mohuar gjithçka lidhur me ngjarjen e 18 qershorit të këtij viti.

Ajo ka thënë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen madje ka shkuar më tej kur tha se gjithcka ka thënë para grupit të hetimit e ka bërë nën presionin e Policisë.

Martina është shprehur gjithashtu se prej 1 viti nuk komunikonte me 3 të arrestuarit e tjerë, kushërinjtë Valter dhe Edlir Mollaj si dhe Bleti Angjo të cilët janë duke qëndruar në burgun e Drenovës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pas takimit me Kurtin, Lajçak do të takohet edhe me Vuçiç në Beograd

Story i radhës

Në Shkup sanohen defektet në rrjetin e ngrohjes qendrore

Të fundit nga