gjykata e apelit e pranoi ankesen e asmir jahoskit eshte pranuar garancia ne para dhe prone dhe jane caktuar masa kujdesi 681a1e4b69058

Gjykata e Apelit e pranoi ankesën e Asmir Jahoskit, është pranuar garancia në para dhe pronë dhe janë caktuar masa kujdesi

May 6, 2025
min lexim

Shkup, 6 maj – Gjykata e Apelit në Shkup e pranoi ankesën e Asmir Jahoskit, i dyshuar në lidhje me hetimin për furnizimin e mazutit për TEC Negotinë dhe e riorientoi vendimin e Gjykatës Penale në mënyrë që masa “paraburgim” të hiqet duke pranuar garanci me vendosje në hipotekë të pronës në vlerë prej 986 mijë eurosh dhe para të gatshme në vlerë prej 1,17 milion euro, ndërsa njëkohësisht i caktohen masa kujdesi – konfiskim të dokumentit të udhëtimit dhe paraqitje në gjykatë.

Pas ankesës së Jahoskit, Gjykata e Apelit e Shkupit, siç informoi, veproi në një seancë të mbyllur të mbajtur më 6 prill të këtij viti.

“Vendimin e Gjykatës Themelore Penale të Shkupit e riorientoi në atë mënyrë që i hoqi masën e paraburgimit të caktuar të dyshuarit A. J. nga S. duke pranuar një garanci në shumën prej 986,540.00 euro, në kundërvlerë të denarit prej 60,672,235.00 denarë, duke vendosur në hipotekë pronën paluajtshme në favor të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe një shumë prej 72,000,000.00 denarësh në para të gatshme, në favor të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Njëkohësisht, ndaj të dyshuarit A. J. nga S. u vendosën masa kujdesi: detyrimi i të dyshuarit të paraqitet herë pas here te një zyrtar i caktuar në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit, dhe sekuestrimi i përkohshëm i dokumentit ekzistues të udhëtimit dhe ndalesë e lëshimit të një dokumenti të ri udhëtimi, thuhet në kumtesën nga Gjykata e Apelit.

Nga aty informojnë se gjatë marrjes së vendimit, Gjykata e ka marrë parasysh propozimin pozitiv të marrë më parë nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Shkup dhe mendimin e Prokurorisë së Lartë Publike Shkup për të pranuar ankesën e të dyshuarit, duke pranuar garancinë e ofruar.

“Pjesa e garancisë së ofruar dhe të pranuar në para të gatshme prej 72.000.000,00 denarësh përfaqëson një shumë monetare të barabartë me dëmin e supozuar për të cilin dyshohet se i dyshuari e ka kryer në ngjarjen konkrete penale-juridike”, thuhet në kumtesën nga Gjykata e Apelit.

Vendimi me arsye të spjeguara do të publikohet i plotë në ueb-faqen e gjykatës në përputhje me Ligjin për menaxhim me lëvizjen e lëndëve në gjykata.

Më 22 prill të këtij viti, prokuroria e kushtëzoi propozimin e Jahoskit për zëvendësimin e masës së paraburgimit për Jahoskin me një garanci bankare prej 1.16 milion eurosh dhe masa paraprake, ndërsa Këshilli Penal i Departamentit për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Gjykatën Themelore Penale në Shkup e hodhi poshtë atë si të pabazuar.

Prokuroria më 22 prill të këtij viti e kushtëzoi propozimin e Jahoskit, për zëvendësimin e masës së paraburgimit për Jahoskin me një garanci bankare prej 1,16 milionë euro dhe masë kujdesi, ndërsa Këshilli Penal i departamentit për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit pranë Gjykatës themelore penale Shkup, e refuzoi si të pabazuar.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

se shpejti transferi i pare bejxhan iljas pritet te nderroje ane kalon kah qeveria 681a1e493c472
Story i mëparshëm

Së shpejti transferi i parë, Bejxhan Iljas pritet të ndërroje anë, kalon kah Qeveria

referendum per kryeministrin nese pd fiton zgjedhjet kellici nuk i kemi hyre kesaj gare per pushtetin personal te berishes 681a23e1cf333
Story i radhës

“Referendum për kryeministrin nëse PD fiton zgjedhjet”, Këlliçi: Nuk i kemi hyrë kësaj gare për pushtetin personal të Berishës

Të fundit nga

ShkoLartë