Gjurmë kimike në qiell? Ja çfarë thotë sekretari i Shëndetësisë së presidentit Trump

April 30, 2025
1 minut lexim

Robert F. Kennedy Junior ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut, kësaj radhe me pretendimet për gjurmët e dyshuara kimike.

Ai në një intervistë të fundit me Phil McGraw, premtoi t’i jepte fund këtij fenomeni krejtësisht të pabazë.

I ftuar në emisionin Primetime, të cilin Phil e prodhon përmes platformës së tij Merit Street, por që transmetohet edhe në YouTube, sekretari i Shëndetësisë amerikane mbështeti pa hezitim pretendimet e një shikuesi në audiencë për “injeksione aerosol” të aluminit dhe helmeve të tjera të supozuara që, sipas teorisë së konspiracionit, qeveria amerikane po “i lëshon” nga avionët.

“Kjo nuk po ndodh në agjencinë time. Ne nuk e bëjmë këtë. Kjo është ajo që ne mendojmë se po bën DARPA. Shumë prej tyre vijnë nga karburanti i avionëve tani, këto materiale po futen në karburant,” tha Kennedy, duke sugjeruar që Agjencia e Projekteve të Kërkimit të Avancuar të Mbrojtjes DARPA qëndron prapa saj.

“Unë do të bëj gjithçka që kam në dorë për ta ndaluar. Ne po sjellim një person që do të merret ekskluzivisht me të dhe do të zbulojë se kush po e bën dhe t’i çojë para drejtësisë”, shtoi ai.

Teoria për gjurmët kimike është përhapur në internet prej vitesh, por komuniteti shkencor ka shpjeguar vazhdimisht qartë se ato janë re të formuara kur gazrat e shkarkimit nga motorët e avionëve që përmbajnë avujt e ujit dhe grimcat e blozës, përzihen me ajrin e ftohtë dhe të lagësht në lartësi të mëdha. Këto janë kristale akulli, të ngjashme me retë e përkohshme.

Pavarësisht kësaj, sipas një sondazhi të vitit 2017, rreth 10% e amerikanëve besojnë në teorinë e gjurmëve kimike, ndërsa 20 deri në 30 për qind mendojnë se mund të jetë të paktën pjesërisht e vërtetë

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Xabi Alonso afër Real Madridit

Story i radhës

Gratë treguan 20+ gënjeshtrat më të mëdha që u janë thënë për mëmësinë

Të fundit nga

Dita kur u krijua CNN

Cable News Network (CNN), rrjeti i parë televiziv në botë i dedikuar lajmeve 24-orëshe, filloi transmetimin më 1 qershor 1980. Ai u themelua nga magnatët e medias amerikane Ted Turner dhe Reese
sqmken
ShkoLartë