“Gjuetia” e policisë së Tiranës me dron nga ajri dhe makina me kamera e radarë

July 16, 2022
1 minut lexim

Droni edukues i policisë rrugore të Tiranës, nga ajri me anë të kamerës me rezolucion të lartë, konstaton shkelje të ndryshme të drejtuesve të mjetit.

Pasi punonjësit e policisë shohin në kamera shkeljen, njoftojnë patrullën e pozicionuar në vijimin e lëvizjes e cila sipas rastit këshillon drejtuesin e mjetit ose e ndëshkon atë.

Fakti që shkelja është e filmuar shuan dhe debatin mes drejtuesit të mjetit dhe policit pasi në rast kundërshtish shkelësit I ofrohen pamjet filmike të përftuara nga droni.

Një tjetër pajisje e shtuar rishtas në policinë rrugore është dhe makina inteligjente. Së jashtmi ajo nuk ka asnjë shenjë dalluese dhe ngjan si çdo automjetë tjetër por Brenda ka të instaluar pajisje që konstatojnë shkelje të ndryshme, nga shpejtësia, dokumentacioni dhe gjobat e pa paguara.

“Makina ka një kamera dhe një radar. Ka programim për të punuar natën dhe ditën. Në momentin kur një mjet ecën më shpejt se sa rruga e lejon, pajisja bën shkrepje dhe printohet gjoba”, shpjegon inspektori.

Në javë policia rrugore e Tiranës vendos mbi 3 mijë gjoba. Këmbësorët të cilët shohin se droni monitoron vijat e bardha dhe u jep atyre përparësi, i shohin pozitive këto kontrolle.

“T’i shtojë kontrollet policia derisa shoferët të bëhen si në vendet evropiane”, thotë një qytetar.

“Më duket shumë e drejtë se këtu shoferët bëjnë shumë shkelje”, shprehet një tjetër.

Më skeptikë janë drejtuesit e mjeteve. Sipas tyre policia rrugore vepron me fushata dhe qëllim kryesor ka vendosjen e gjobave dhe jo edukimin e përdoruesve të rrugës.

“Gjoba duhen vënë se shkelje ka por policia rrugore abuzon shumë herë. Duan të vënë gjoba e polici fshihet pas makinës”.

“Këtu policia del me fushata për të vënë gjoba. Më ka ndodhur kam ndaluar në një patrullë policie për një shkelje më kanë thënë jo nuk merremi me këtë se sot kemi dalë për këtë tjetrën”. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bayerni i jep lamtumirën Lewandowskit me një komunikatë zyrtare

Story i radhës

Moti për të dielën, temperaturat deri në 31 gradë

Të fundit nga

KF Tirana U18 në krye

KF Tirana kryeson kampionatin “Abissnet Superiore” U-18 për sezonin 2024/2025, duke përfunduar vitin 2024 në vendin e parë me 37 pikë pas 15 ndeshjesh të luajtura. Bardheblutë kanë treguar një formë të
ShkoLartë