Pasditën e sotme në rrugën Alija Avdoviq në afërsi të kishës në Çento, ka pasur gjuajtje me armë zjarri, si pasojë e cilës ka mbetur i lënduar një person, ndërsa një person tjetër është lënduar nga sulmi fizik që ka ndodhur fillimisht, shkruan Makfax, transmeton Portalb.mk.
Nga policia kanë informuar se, gjuajtjes i ka paraprirë aksident trafiku mes një automjeti të drejtuar nga denoncuesi B.J dhe automjetit të drejtuar nga B.K. (20) nga Shkupi.
“Ka ndodhur një zënkë verbale dhe sulm fizik, pas çka B.J. (34), i cili sipas asaj që është denocnuar ka qenë pronar i automjetit “Seat”, ka nxjerrë pishtollë i cili ka gjuajtur gjatë tentimit që t’i merret, me çka vëllau i denoncuesit B.J ka pësuar lëndime në këmbë dhe së bashku se S.J, familjar i denoncuesit, i cili ka pësuar lëndime gjatë sulmit fizik, janë dërguar në Qendrën Urgjente për ofrimin e ndihmës mjekësore”, kumtoi MPB.
Për rastin është njoftuar prokuror publik dhe po punohet në zbardhjen e tij.