Gjuajti me automatik në Poliçan, përfundon në pranga 36-vjeçari

June 13, 2023
1 minut lexim

Një 36-vjeçar është arrestuar pasi gjuajti me automatik në një zonë jashtë qendrave të banuara, në fshatin Mbrakull të Poliçanit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Poliçan, menjëherë pas informacioneve të marra se E. M., kishte kryer qitje me armë zjarri, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

Si rezultat është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe vënia në pranga e 36 vjeçarit, banues në Otllak, Berat.

Forcat e Posaçme “Shqiponja” të DVP Berat e kanë ndaluar atë teksa drejtonte një automjet, në fshatin Mbrakull, Poliçan, menjëherë pasi kishte kryer qitjen me automatik.

Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte shtetasi E. M., shërbimet e Policisë kanë gjetur armën dhe 4 gëzhoja, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Sipas policisë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rezultatet e zgjedhjeve në Mal të Zi, lëvizja “Evropa Tani” 24 mandate, 6 lista nuk kaluan pragun

Story i radhës

Vivien me dedikim të veçantë për Getinjon në ditëlindjen e 32-të

Të fundit nga

ShkoLartë