2
Shkup, 24 tetor – Kryetari i BNJVL-së dhe kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski e vlerësoi si të mirë lëvizjen e Beogradit që sipas paralajmërimeve do të sjellë autobusët “Solaris” në Shkup, por beson se nga ana tjetër flet për qasjen joserioze të kryetares së Shkupit dhe paaftësinë e saj për t’u përballur me sfidat.
“Në Shkup ka një numër të madh të problemeve, një nga problemet më të mëdha lidhet me transportin e qytetit. Një golgotë të cilën qytetarët tanë e vuajnë më shumë se dy vjet e gjysmë – tre që kur Arsovska është në krye të Qytetit të Shkupit dhe mendoj se ajo duhet të ketë qasje më serioze në tejkalimin e problemit. Ky është një veprim i mirë i Beogradit që dëshiron të shtrijë dorën kur sheh se Qyteti i Shkupit është në kaos total, por flet për qasjen joserioze të kryetares dhe pamundësinë për t’u marrë me atë që është sfidë dhe për të zgjidhur problemin me transportin publik”, deklaroi Gjorgjievski.
Qendra për vetëqeverisje lokale (QVL) kumtoi se sipas burimeve nga Kompania e transportit të qytetit, Beogradi planifikon t’i japë autobusët “Solaris” Shkupit dhe qyteteve të tjera të Maqedonisë së Veriut.
BURIMI: zhurnal.mk