“DANELA ARSOVSKA NUK KA KAPACITETE TË PËRBALLET ME PROBLEMET E AS NUK E NJEH TERRITORIN QË E ADMINISTRON”
Kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska, nuk ka pasur kompetencë që të dërgojë inspektime në NP Drisla dhe t’i gjobisë kryetarët e komunës së Kisella Vodës dhe komunës së Sopishtës me gjithsej 140.000 euro dhe për këtë arsye dënimet janë të pabaza, tha sot kryetari i komunës Kisella Vodë, Orce Gjorgjievski.
“Përpjekja për të shkruar një gjobë në xhepat e qytetarëve në komunë tregoi se ajo nuk i njeh as ingerencat e as kompetencat e sajë dhe çfarë është më e tmerrshmja, ajo nuk e di as se cili është territori që ajo administron. Ju e dini se pas disa ditësh mos pastrimi të mbeturinave dhe shndërrimit të qytetit në një deponi të madhe, ne si komuna me ndihmën e kolegëve tanë dolëm për t’u marrë me problemin e krijuar nga Danela Arsovska, HK dhe Qyteti i Shkupit, duke marrë parasysh që bashkëqytetarët tanë paguajnë për këtë. Ne filluam t’i merremi vetë me grumbullimin e mbeturinave dhe në Drisla u drejtuan disa kamionë, për asgjësimin e së cilave nuk ka nevojë për ndonjë marrëveshje të cilën ata e përmendin sepse është një vendim i vitit 2005 ku thuhet se të gjitha komunat mund t’i deponojnë mbeturinat duke i matur mbeturinat dhe në bazë të kësaj të bëhet pagesa” – tha Orce Gjorgjievski.
Gjorgjievski akuzoi kryetaren e Shkupit, Danela Arsovska për paaftësi dhe mungesë njohurie të territorit që administron.