Gjorgiev: Okupim po, Bullgari fashiste jo! 

February 6, 2022
1 minut lexim

Qasjet e ndryshme ishin arsyeja pse Komisioni i përbashkët nuk është pajtuar për tekst të përbashkët për kremtimin e Goce Dellçevit, zbulon bashkë-kryesuesi i Komisionit, Dragi Gjorgiev. Në një intervistë për Radion “Evropa e Lirë”, ai është shprehur se historianët bullgarë përpiqen në tekst të theksojnë se Dellçevi është rritur në kontekst shpirtëror dhe arsimor bullgar.

“Se ai është rritur në një kontekst të tillë dhe kjo nuk është e diskutueshme për historiografinë tonë. Asnjë nga historianët tanë nuk e mohon këtë”, tha Dragi Gjorgiev- bashkë-kryesues i Komisionit të përbashkët

Gjorgiev, nga ana tjetër, ka insistuar që në tekst të përfaqësohet një qasje moderne.

“Duhet për Goce Dellçevin, në rekomandimin tonë që do të shkonte te qeveritë, të theksohet pse Goce Dellçevi sot është i rëndësishëm për të dyja shoqëritë”, tha Dragi Gjorgiev- bashkë-kryesues i Komisionit të përbashkët

Bashkëkryesuesi i Komisionit shton se deklaratat e miratuara në Kuvendet e Shkupit dhe Sofjes, të cilat vendosin vijat e kuqe, krijojnë probleme në punën e historianëve.

“Puna e Komisionit shihet vetëm nga perspektiva politike, sado të përpiqemi të dalim nga politika”, shtoi Dragi Gjorgiev – bashkëkryesues i Komisionit të Përbashkët.

Në ndërkohë, me iniciativë të VMRO-DPMNE-së në Kuvend është dorëzuar edhe një Deklaratë për Goce Dellçevin.

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Formati i ri i Champions-it?

Story i radhës

Me një njësi zgjedhore humbin shqiptarët?!

Të fundit nga

ShkoLartë