gjobitet vozitesi dhe kompania qe kane shkaktuar kundervajtje ne trafik 627e68ee611a8

Gjobitet vozitësi dhe kompania që kanë shkaktuar kundërvajtje në trafik

May 13, 2022
1 minut lexim

Drejtoria rajonale e Policisë, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjilan në vazhdimësi ndërmerr veprime ndaj vozitësve që shkaktojnë kundërvajtje duke rrezikuar vetën e tyre por edhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacionin rrugorë.

Është shqiptuar gjobë ndaj kompanisë dhe vozitësit i cili ka drejtuar automjetin transportues duke tërhequr rimorkion në të cilën transportonte ngarkesë përtej masave të parapara me ligj, të cilën nuk e ka sinjalizuar me tabele përkatëse dhe nuk është pajisur me leje të veçantë për të siguruar përcjellje të veçantë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka planifikuar aktivitete të shtuara në ditët në vijim me tolerancë zero për të gjithë  pjesëmarrësit që nuk respektojnë rregullat dhe shënjat në komunikacionin rrugorë.

Këto aktivitete shtesë bëhen më qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve në komunikacionin rrugorë sidomos aksidenteve me fatalitet.

Image

Pamje nga vendi i ngjarjes

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kur tradita takohet me te tashmen dortmundi prezanton fanellat e sezonit 2022 23 627e68e62c974
Story i mëparshëm

Kur tradita takohet me të tashmen, Dortmundi prezanton fanellat e sezonit 2022/23

kujtim shala isha i suspenduar pas eksesit ne sarajeve 627e6ab898b95
Story i radhës

Kujtim Shala: Isha i suspenduar pas eksesit në Sarajevë 

Të fundit nga

PSG nuk fal as në javën e fundit

Është luajtur sot java e 34-të dhe e fundit për sezonin 2024-2025 në Ligue 1, ku janë përcaktuar tashmë të gjitha verdiktet. PSG nuk fal as në javën e fundit, ku ekipi
ShkoLartë