Gjobitet një autobus i Trafikut Urban, u parkua tek hapësira për persona me nevoja të veçanta

Prishtina Parking ka njoftuar se ka gjobitur një autobus të Trafikut Urban pasi ka qenë i parkuar në hapësirën për personat me nevoja të veçanta.

Në njoftimin e kësaj kompanie thuhet se parkimi në hapësirat e dizajnuara për personat me nevoja të veçanta nga ata që nuk i takojnë kësaj kategorie, gjithmonë pasohet me gjobë.

“Parkimi në hapësirat e dizajnuara për personat me nevoja të veçanta nga ata që nuk i takojnë kësaj kategorie, gjithmonë pasohet me gjobë. Respektoni shenjat e parkimit në Kryeqytet për të evituar gjobat.

Respektoni kategoritë me nevoja të veçanta”, thuhet në njoftim

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shkarkohet nga detyra shefi i komisariatit në Delvinë

Story i radhës

Kush janë 30 shpërndarësit e drogës që u arrestuan në Durrës

Të fundit nga