Gjobiten katër lëmoshë kërkuese në Prizren

April 14, 2022
1 minut lexim

Policia e Kosovës ka gjobitur katër lëmoshë kërkuese në Prizren.

Sipas policisë, tri janë shtetase të Shqipërisë, teksa një është e shtetase e Kosovës.

Shtetaset e Shqipërisë sipas policisë janë depërtuar në Shqipëri, ndërsa kosovares i është shqiptuar gjobë në vlerë prej 200 euro.

Njoftimi i plotë: 

’Gjobiten Lëmoshë kërkuesit ne Prizren’’

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, stacionet  policore Prizren kanë vazhduar aksionin e planifikuar,  për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Prizrenit .

Në kuadër të këtij aksioni policia, ka ndaluar katër  perona ku tre prej tyre janë nga republika e Shqipërisë dhe njeri i është shtetas i republikës se Kosovë me banim ne Prizren e te cilët janë:

-M A. ,f/r/sh e  cila është hasur duke kërkuar lëmosh se bashku me dy fëmijët e saj  ne mënyrë te bezdisshme ne qendrën tregtare “Galeria” ne Prizren.

-A.D. f/r/sh e cila është hasur duke kërkuar  lëmosh me tre fëmijët e saj ne mënyrë te bezdisshme ne qendrën tregtare ,,ETC”  ne Prizren.

-M.G.f/r/sh ,e cila është hasur duke kërkuar  lëmosh ne mënyrë te bezdisshme ne qendrën tregtare ,,ABI Plus”  ne Prizren.

-K.Z e lindur me 1965 f/r/k e cila është hasur duke kërkuar  lëmosh ne mënyrë te bezdisshme ne qendrën tregtare ,,ETC”  ne Prizren.

Personat janë shoqëruar ne stacionin policor ne Prizren, ku janë ndërmarr te gjitha veprimet ligjore. Në mungesë te dokumentacionit përkatës te gjithë janë depërtuar ne Republikën e Shqipërisë. Ndërsa K.Z i është shqiptuar gjoba ne vlerë prej 200 euro.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kanabis dhe para brenda servisit, arrestohet pronari 45-vjeç, procedohet penalisht punonjësja

Story i radhës

Nafta ruse, Putin paralajmëron Perëndimin për pasoja “shumë të dhimbshme”

Të fundit nga

ShkoLartë