​Gjobiten 4 shoferë për tejkalim në vijë të plotë në rajonin e Ferizajt

Policët nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor të Ferizajt i kanë marr veprimet e nevojshme policore.

Ata sot kanë ndaluar 4 shoferë në lokacione të ndryshme të cilët me automjetet e udhëtarëve shkaktuan kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë.

Në lidhje me këtë policia, ndaj këtyre shoferëve u shqiptoi nga një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj heqje e patente shoferit.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor, ngaqë veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

U propozua si kandidat i PD-së për 6 marsin, tërhiqet nga gara nënkryetari i Shkodër

Story i radhës

Të rinjtë në Maqedoni të zhgënjyer me procesin eurointegrues

Të fundit nga