Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit ka gjobitur gjithsejtë 203 vozitës.
Prej tyre 34 për tejkalim të shpejtësisë, 24 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 8 gjoba për vozitje në gjendje të dehur.
Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 15 gjoba për makina të paregjistruara, 9 për vozitës fillestar, 11 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 3 për kalim në të kuqe në semaforë, ndërkohë që janë gjobitur edhe 39 motoçiklistë.
MPB i fton të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.