Gjobiten 201 shoferë në Shkup, 56 për tejkalim të shpejtësisë

April 2, 2022
1 minut lexim

Policia dje ka vazhduar me kontrollet e në trafik në qytetin e Shkupit me çka janë gjobitur 201 shoferë.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 201 masa, nga të cilat 56 masa për tejkalim të shpejtësisë, nëntë masa për drejtim automjetit pa patentë shofer, 34 sanksione për mosdhënie të përparësisë së këmbësorëve.

Nëntë masa për përdorimin e celularit, tre masa për drejtim automjetit nën ndikimin e alkoolit, katër masa për shofer fillestar, tre për automjete të paregjistruara, 50 për parkim të paligjshëm…”, njoftojnë nga MPB.

Nga atje thonë se do të vazhdojnë me kontrollet e intensifikuara edhe në ditët në vazhdim.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Forcat izraelite vrasin tre militantë palestinezë në Bregun Perëndimor

Story i radhës

Ndryshon orari në Kupën e Botës

Të fundit nga

ShkoLartë