Gjobiten 167 vozitës në Shkup, 16 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (27.03.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 167 masa, ndër të cilat: 16 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 10 masa për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 14 sanksione për kalim në semafor të kuq, nëntë. Gjoba për përdorimin e celularit gjatë vozitjes…, shkruan Alsat.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk

Burimi: alsat.mk

Story i mëparshëm

Ndahen tetë milionë euro për 11 komuna

Story i radhës

Pluhuri afrikan krijon një përzierje toksike shumë të rrezikshme për njeriun! Kush rrezikon më shumë dhe çfarë duhet të bëni

Të fundit nga