Gjoba për 172 shoferë në Shkup, 14 pa leje të vozitjes

Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 172 masa në kontrollet në sferën e komunikacionit të cilat i zbaton Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup.

Siç njoftoi MPB, 14 masa janë për vozitje pa patentë shoferi, tetë sanksione për kalim në semafor të mbyllur – dritë e kuqe, 13 masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, 19 sanksione për përdorim të telefonit celular gjatë vozitjes.

“Kontrollet në komunikacion vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Ju bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojmë rregullat në komunacion që ta rrisim sigurinë në komunikacion dhe bashkë të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, bëhet e ditur në kumtesën e MPB-së.

Story i mëparshëm

Një arsye e neveritshme pse nuk duhet të shkoni në shtrat me flokë të lagur

Story i radhës

Një telefonatë ndryshoi gjithçka, Kroos tregon arsyen e rikthimit te Gjermania pas 990 ditësh

Të fundit nga