Gjoba në Arbitrazh/ Ervin Salianji: Rama i dha në dorë Becchettit 110 milionë euro të shqiptarëve

Depueti i Partise Demokratike, Ervin Salianji tha se kryeministri Rama duke favorizuar Becchetin, ka dëmtuar reputacionin e Shqipërisë, duke i rënduar buxhetit të shtetit.

‘Ne na duhet një kryeministër që atë që është bandit, ta kapë, jo ta favorizojë. Edi Rama i ka dhënë sot këtij 110 mln euro dhe një vendim që thotë, rishikoni edhe çështjen penale. Pra Rama e ka pastruar këtë se i ka dhënë një vendim gjykate ndërkombëtare në dorë dhe ndërkohë i ka dhënë shumë para, për Shqipërinë, shumë para në dorë, 110 mln euro.

Çdo politikan, një media e caktuar që sado hapësirë që të marrë media, mendon se është më pak e favorshme. Për Edi Ramën, mund të dukej se Agoni ishte më opozitar. Po prandaj ka ligje, që të mbrohej nga ky qëndrim. Edhe njerëz në PD, e kanë atakuar atëherë Agonin për qëndrimet.

Që me kushtetutën e SHBA është krijuar që gjithsecili, ka bindje, ide që mendojnë se janë më të mira. Por të gjithë përballen nëpërmjet ligjit. Njerëzit duhet të kuptojnë që këtu kryeministri e ka bërë vendimmarrjen në mënyrë të paligjshme dhe për të dhënë mesazh, se unë nuk pyes për ligjin dhe ju këtu jeni të pambrojtur.’, tha deputeti i PD, Ervin Salianji gjatë debatit në SYRI TV.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Klopp me një armë më shumë në fundjavë

Story i radhës

Detox: shenjat për të kuptuar nëse keni vërtet nevojë dhe ushqimet për të eliminuar

Të fundit nga