Gjithsej 301 gjoba për tejkalimin e shpejtësisë në Maqedoni

February 7, 2022
1 minut lexim

Gjatë ditës së djeshme Ministria e Punëve të brendshme zbatoi aksionin e përfocuar në gjithë territorin e vendit për gjobitjen e automjeteve që tejkalojnë shpejtësinë.

Sipas policisë, janë gjobitur 301 shoferë, ndërsa prej tyre 10 automjete kanë qenë në shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, kurse tre automjete të tjera janë lëvizur mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Nga 301 shoferët e gjobitur, 194 kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 107 të tjerë jashtë vendbanimeve, përkatësisht në autostradë.

Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Meta në “Kushtetuese”, Dervishaj: Ka shkelje në procedurat e Kuvendit për shkarkimin

Story i radhës

Скопјанец ограбувал жени на дрзок начин: Осомничен за две тешки кражби

Të fundit nga

ShkoLartë