Gjithnjë e më tepër gratë po rruajnë fytyrën, por ç’thonë ekspertët për këtë?

E keni parë se si të gjitha vajzat e rrjeteve sociale papritur u bënë aq të guximshme sa nisën të rruajnë fytyrën me brisk? Brisku ka qenë makthi më i madh i depilimit prej kohësh, por fatkeqësisht zgjidhja më e shpejtë.

Procesi që shihni aq shpesh në videot e TikTok-ut quhet dermaplaning dhe duket shumë i thjeshtë- të paktën nga larg. Disa prej tyre që e kanë provuar thonë se rezultati është një lëkurë perfekte- e butë, e pastër dhe me shkëlqim, por sa e sugjerojnë dermatologët një proces të tillë të bëhet në shtëpi?

Sipas ekspertëve, mund të provoni ta bëni në shtëpi, por fillimisht duhet të merrni masa dhe të edukoheni mjaftueshëm për ta aplikuar në lëkurën tuaj. Sipas tyre, gjatë këtij procesi, nuk hiqet vetëm pushi i fytyrës, por edhe shtresa e qelizave të vdekura apo papastërtitë që ndodhen në sipërfaqe. Gjithsesi, duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm kur eksfoljoni fytyrën para heqjes së qimeve. Mos e teproni dhe mos ushtroni forcë mbi lëkurë- mund ta acaroni, skuqni apo dhe më keq akoma t’i shkaktoni vetes shenja dhe plagë.

Ajo çfarë dermatologët duan tjetër që të dini është se dermaplaning nuk është një zgjidhje përfundimtare për reduktimin e rrudhave, poreve, akneve, pushit të fytyrës, etj. Ajo thjesht përmirëson pamjen e jashtme të lëkurës, pro në shumicën e njerëzve ka një impakt minimal në shëndetin e lëkurës suaj. Gjithashtu, make up-i do të qëndrojë shumë më mirë se më parë, por shmangeni si proces nëse keni probleme me lëkurën e fytyrës.  Mund ta përkeqësojë.

Pra, nëse merrni përsipër diçka si rruajtja e fytyrës me brisqet e posaçme për këtë teknikë, sigurohuni të ndiqni këshillat e ekspertëve dhe lexoni paraprakisht. Në të kundërt, drejtohuni tek një klinikë profesionale, për ta kryer atje.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kina pritet të bëhet më autoritare ndërsa udhëheqësi i saj kërkon një mandat tjetër pesëvjeçar

Story i radhës

Tifozët grekë shkaktojnë incident në qendër të Shkupit

Të fundit nga