Gjithçka gati për “Garana Fight Night”

min lexim

Tashmë është gjithçka gati për natën gala të boksit “Garana Fight Night”, e cila do të mbahet këtë të shtunë në fshatin Garanë të Kërçovës në Maqedoninë e Veriut.

Organizatorët kanë njoftuar se gjithçka po shkon sipas planeve dhe se po vazhdon shitja e biletave për natën e spektaklit të boksit, që do të mbahet më 20 korrik.

Bëhet fjalë për boksierët nga trevat e ndryshme shqiptare si: Victor Cakiqi, Ndriçim Emini, Aleksander Kallashi, John Jini, Dielli Vranovci Elbasan Hajzeraj dhe Mersim Zeqiri.

Është zbuluar po ashtu agjenda e “Gara Fight Night”, i cili do të nisë të shtunën prej orës 19:30.

Fillimisht do të mbahet një program dhe një spektakël para nisjes së meçeve, të cilat do të fillojnë pas orës 20:00.

Dhe, pas gjashtë meçeve që pritet të jenë mjaft cilësore, do të jetë radha e meçit kryesor.

Mersim Zeqiri do t’i kryqëzojë dorëzat me boksierin nga Venezuela, Gregorio Dominguez.

Me një fitore eventuale, boksieri shqiptar me banim në Zvicër do të mundë t’i fitonte dy tituj internacional – UBO dhe UBF dhe më pas do t’i hapeshin dyert që të garojë për tituj të tjerë të rëndësishëm në karrierë.

Zeqiri e ka një seri perfekte prej pesë fitoresh nga pesë meçe në boksin profesionist, në të cilin debutoi vetëm në vitin e kaluar pas një karriere të gjatë dhe të pasur në sportet tjera luftarake.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Rrebesh i fuqishëm shiu në Mitrovicë

Story i radhës

Nuk fshihet më? Ardian Bujupi publikon një video me bashkëshorten e tij

Të fundit nga