Në një reagim në Facebook Tritan Shehu ka denoncuar mungesën e ujit në Gjirokastër. Shehu bën thirrje që qytetarët ti bashkohen protestës së thirrur më 7 korrik, ndërsa shton se mungesa e ujit një tjetër arsye për të protestuar.
Statusi:
Qarku i Gjirokastres! Mungesa e ujit, nje motiv me shume per te protestuar me 7 Korrik!
Spekullimet per ujesjellesat lene pa uje banore te Qarkut te Gjirokastres:
Mjaftojne dy shembuj per te kuptuar realitetin:
1-Kelcyre, ujesjellesi i perfunduar vetem 2 vite me pare.
Me vlere 2 Milion E, pothujse nuk funksionon nga problemet teknike ne tubacione, sepse ne vend qe ata te cojne ujin tek banoret, plasin kudo duke kthyer ne “liqene” rruget e trotuaret, duke i demtuar rende edhe ato.
2- Ujesjellesi i Lazaratit, nje investim dhe ai prej reth 2 M Euro, cilesia e punimeve te te cilit u kritikua qe gjate tyre.
Shume shpejt mbas perfundimit ai nuk funksionon per jave te tera, sepse pompa del jashte perdorimit….qenka nje tip i “vecante”, pra u duhej kohe per ta zevendesuar!!!
Por duke ditur dhe cilesine e punimeve te tjera, shume probleme do te vijojne.
Nderkaq banoret e ketyre zonave vuajne per ujin e pijshem.
Por jo vetem ata, ky problem jetik i mbetur pa zgjidhje eshte shume me i gjere ne ate Qark.
Edhe ne pjese te tjera shume te gjera te bashkive te Memaliajt, Tepelenes, Gjirokastres, Dropullit, Libohoves, Permetit, vazhdon i njejti problem, mungesa e ujit te pijshem, vecanerisht gjate stines se veres.
Edhe ky eshte nje motiv tjeter per te protestuar me 7 Korrik.