Skuadra e Atalantës ka bindur në Romë, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Lazio-n, në takimin e javës së 25-të të Serie A në futboll.
Futbollisti Berat Gjimshiti u paraqit titullar duke treguar shpirt luftarak në fushë.
Gjimshiti është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e fundit të sfidës.
Golat i realizuan Ederson (41′ – nga penalltia) e Zalewski (60′).
Atalante ngritet në vend të gjashtë me 42 pikë e Lazio ndodhet në të tetin me 33 sosh.
Burimi: botasot.info


