Gjimshiti shkëlqen edhe në Athinë, 92% të pasimeve të sakta

February 24, 2022
1 minut lexim

Atalanta e Berat Gjimshitit mposhti me rezultatin 0:3 Olimpiakosin në Athinë, duke arritur kështu kualifikimin për në fazën tjetër të Europa League.

Golat për zikaltërit e Gasperinit u shënuan nga Maehle në minutën e 40-të dhe ukrainasi Malinovski që realizoi dopietë në minutat 67-të dhe 69-të.

Meritë absolute në këtë kualifikim të merituar të Atalantës ka padyshim mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshti, i cili në sfidën e parë realizoi dopietë në fitoren 2-1 me përmbysje, ndërkohë që në sfidën e sotme, ishte një nga më të dalluarit e repartit difensiv.

Gjimshiti, u vlerësua me notën 7.1 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. 

Saktë kirurgjikale për sa i përket pasimeve. Në statistikat e bëra publike, rezulton se 92% e pasimeve të kryera nga shqiptari në ndeshjen e sotme ishin të sakte. Gjithashtu mbrojtësi fitoi 7 nga 12 duele me kundërshtare.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tensione në “Përputhen”: Kur unë e njihja Erionin, Mikela zhgarravitej me Brunon

Story i radhës

Hazizaj: Fëmijët shqiptarë po përballen me krimin monstruoz dhe një shoqëri pasive

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë