Gjimnazisti kryen manovra të rrezikshme pranë shkollës dhe rrezikon jetën e nxënësve, rezultonte nën efektin e kokainës

Ditën e sotme Oficerja e Sigurisë dhe Drejtoresha e Shkollës së mesme “Feti Vogli”, Tiranë, kanë njoftuar policinë se një nxënës i vitit të tretë në shkollën e tyre, shtetasi L.L 19 vjeç, ka qenë duke kryer manovra të rrezikshme me automjet në afërsi të shkollës.

Duke rrezikuar edhe nxënësit e tjerë.

Pas verifikimeve të kryera me drogëtestues, ky shtetas rezultoi nën efektin e lëndëve droguese “Cocaine”, si dhe i pa pajisur me leje drejtimi.

Sa më sipër, u bë menjëherë kapja në flagrancë dhe arrestim i drejtuesit të automjetit nga policia rrugore e Tiranës, si i dyshuar për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Story i mëparshëm

‘Godet’ Shala: Nëse Kurti kandidon në Shqipëri, e mund Ramën

Story i radhës

Si një yll porno ndihmon veteranët ukrainas të rikthehen në jetë

Të fundit nga