Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar tri ndeshje interesante në kuadër të javës së 31-të në BKT Superligën e Kosovës.
Ndeshja më interesante padyshim së do të zhvillohet në Gjilan, ku ekipi me emrin e qytetit e pret rivalin e vjetër, Prishtinën.
Takim i fortë pritet të jetë edhe në mes të dy skuadrave, Drenicës dhe Ulpianës, të cilat luftojnë për mbijetesë.
Në takimin e fundit, por jo nga rëndësia, Dukagjini është nikoqir i Feronikelit, të rënë tashmë edhe matematikisht nga Superliga.
Të gjitha ndeshjet pritet të fillojnë me orarin e ri, nga ora 15:00.
Gjilani – Prishtina 15:00
Formacionet zyrtare:
Gjilani: Koliçi; Sorsa, Prekazi, Useini, Halili; Dabiqaj, Keita Aziz, Musolli; Kelmendi, Krasniqi, Progni.
Prishtina: Haxho; B. Krasniqi, Pllana, Mici, Abazi; Boshnjaku, Karabeci; E.Krasniqi; Zeka, Kryeziu.