Gjilani në presion të Prishtinës

1 minut lexim

Sot Superliga e Kosovës vazhdon me tri ndeshje të tjera të cilat i përkasin Javës së gjashtë të kampionatit.

Ndeshje e fortë pritet të luhet në Suharekë ku Ballkani do të ballafaqohet me Dritën.

Ndeshje tjetër gjithashtu interesante do të zhvillohet në Gjilan, ku klubi me të njëjtin emër do të përballet me Prishtinën.

Ndeshja tjetër është ajo mes Ferizajit dhe Llapit. 

Dje janë zhvilluar dy ndeshje, Malisheva dhe Dukagjini kanë luajtur baraz, ndërsa Trepca’89 ka mposhtur Drenicën. 

Aktualisht tabelën e kryeson Gjilani me trembëdhjetë pikë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Moti për javën e ardhshme

Story i radhës

Kush duhet të na mësojë të respektojmë shtetin?

Të fundit nga