gjilani ndane rruget me trajnerin ardian nuhiu 68da53b4204ea

Gjilani ndanë rrugët me trajnerin Ardian Nuhiu

September 29, 2025
1 minut lexim

Ardian Nuhiu nuk është më trajner i SC Gjilanit dhe është larguar nga klubi pas një viti e gjysmë.

Humbja nga Llapi 4-1 ka qenë vendimtare për të ardhmen e trajnerit, i cili në marrëveshje të dyanshme me klubin ka ndarë rrugët.

Ka qenë faqja zyrtare e SC Gjilanit që ka njoftuar për mbylljen e bashkëpunimit me Nuhiun, duke i uruar atij suksese në të ardhmen dhe duke e falënderuar për kontributin e dhënë.

Njoftimi i plotë nga SC Gjilani:

Sport Club Gjilani njofton opinionin publik, tifozët dhe mediat se pas një bashkëpunimi korrekt dhe profesional, në mënyrë të dyanshme është mbyllur bashkëpunimin me kryetrajnerin Ardian Nuhiu.

Klubi e falënderon trajnerin Nuhiu për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës që ishte pjesë e Sport Club Gjilani.

Puna dhe profesionalizmi i tij do të mbeten gjithmonë të vlerësuara nga të gjithë ne.

Sport Club Gjilani i uron trajnerit Nuhiut shumë suksese në rrugëtimin e tij të ardhshëm profesional.Klubi do të njoftojë së shpejti opinionin publik për hapat e mëtejmë në lidhje me stafin teknik dhe drejtimin e skuadrës. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tirana pret forumin e pare te investimeve be ballkani perendimor hap kyc drejt integrimit ekonomik 68da5357deaab
Lajmi i mëparshëm

​Tirana pret Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, hap kyç drejt integrimit ekonomik

nuk eshte kurti ai qe ka krijuar strukturat paralele reagon ashper kadri kryeziu 68da53c0832f6
Lajmi i radhës

“Nuk është Kurti ai që ka krijuar strukturat paralele…”, reagon ashpër Kadri Kryeziu

Të fundit nga

Zola për garën e titullit

Dy javë para përfundimit të fazës së parë dhe me një garë të hapur në çdo zonë të renditjes, Gianfranco Zola, ish-sulmues dhe sot nënkryetar i “Lega Pro”, foli për Serie A
ShkoLartë