Gjilani: Gjendja shëndetësore e futbollistit Përparim Islami stabile

October 23, 2022
1 minut lexim

Përparim Islami është lënduar sot në Mitrovicë teksa Gjilani po ndeshej me Trepçën ’89. Por klubi ka njoftuar se gjendja shëndetësore e futbollistit është stabile.

“Sport Club Gjilani njofton se gjendja shëndetësore e futbollistit Përparim Islami është stabile dhe jashtë ndonjë rreziku.

Futbollisti Islami pësoi një çarje në regjionin e arkadës (ana e djathtë) në një duel me futbollistin e Trepçës ’89 dhe u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Mitrovicës.

Nga kompletimi imazherik me CT dhe konsultë oftalmologu është përpunuar plaga, duke u suturuar (qepur) plot 15 herë, me ç’rast u konstatua fatmirësisht se është kursyer syri nga ky lendim.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë Islamit shërim sa më të shpejtë dhe rikthim në fushat e blerta”, ka njoftuar klubi gjilanas përmes një komunikate.

Ndeshja Trepçës ’89 – Gjilani ka përfunduar me barazim.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

I doli emri te Kombëtarja shqiptare, sulmuesi 24-vjeçar realizon në kampionatin kroat

Story i radhës

Kovaçevski: Serbia do të lejojë eksportin e gazit për në RMV! Energji dhe ushqim duhet të ketë

Të fundit nga

ShkoLartë