Gjilani dhe Llapi luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

1 minut lexim

Gjilani dhe Llapi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Gjilanasit janë nikoqir të llapjanëve në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Ardian Nuhiut vjen nga një humbje befasuese në shtëpi nga Ferizaj dhe synon t’i kthehet rezultateve pozitive, me synim fitoren, pasi dëshiron t’i ikë sa më shpejt pjesës së poshtme të tabelës.

Në anën tjetër, ekipi i Tahir Batatinës gjithashtu vjen nga humbja me Dukagjinin në udhëtim dhe synon rezultat pozitiv nga ky udhëtim për të qëndruar në hap me ekipet e kreut të tabelës.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Gjilani: Haxhihamza; Thaqi, Roganovic, Shabani, Ibrahimi; Bilali, Kaçe; Bilalli, Rrahmani, Prapashtica; Jarovic;

Llapi: Laroshi; Emini, Jashari, Rama, Bytyqi; Ahmeti, Ramadani; Veliu, Baftiu, Gashijani; Tahiri;

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Monopoli i Google në shënjestrën e entit rregullator të SHBA

Story i radhës

LSDM: Qeveria të pranojë propozimin tonë për pagë minimale 450 euro

Të fundit nga