Start spektakolar, gjilanasit gjejnë menjëherë golin e avantazhit, 1:0.
Drita do të kërkojë të përmbysë disfatën në ndeshjen e parë ndaj Inter Turkut ku u mposht me rezultatin 1-0 në transfert.
Klubi i Superligës së Kosovës do të tentojë të përdorë shtysën e publikut vendas për të arritur një fitore që do t’i kualifikonte në raundin tjetër të Ligës së Konferencës.
Inter Turku nga ana tjetër do të përpiqet të marrë një rezultat pozitiv të udhëhequr nga Forsell dhe Xheri.