Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se veturave zyrtare iu është instaluar sistemi i navigimit, përkatësisht sistemi GPS, për të monitoruar përdorimin e tyre.
“Për të monitoruar përdorimin e veturave zyrtare dhe mënjanimin e keqpërdorimeve të tyre, sot përuruam projektin e instalimit të pajisjeve digjitale të navigimit në të gjitha automjetet zyrtare të komunës”, ka shkruar Hyseni në një postim në Facebook.
“Ky projekt është një avancim tutje në ruajtjen e të mirës publike dhe pasurisë që u takon edhe qytetarëve”, shtoi Hyseni.