gjilan arrihet marreveshja qe gjobat e trafikut te dergohen ne adrese te pronarit te automjetit 680a470be263c

Gjilan, arrihet marrëveshja që gjobat e trafikut të dërgohen në adresë të pronarit të automjetit

April 24, 2025
1 minut lexim

Policia në Gjilan ka njoftuar se kanë arritur bashkëpunim me Komunën e Gjilanit dhe Postën e Kosovës që të shpërndahen gjobat e trafikut rrugor në adresë të pronarit të automjetit.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit dhe Postën e Kosovës sot datë 24.04.2025 ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi për kryerjen e Shërbimeve Postare duke bërë shpërndarjen e dërgesave – gjobave të trafikut rrugor në adresë të pronarit të automjetit.”

Në njoftim thuhet se kjo marrëveshje do të fillojë të zbatohet në Komunën e Gjilanit për gjobat që shqiptohen përmes identifikimit nga vetura me pajisje inteligjente, radarë mobil apo kamera statike dhe kamera të trupit.

“Ky projekt do të shtrihet edhe në komunat tjera të rajonit të Gjilanit për secilën komunë veç e veç, e gjithë kjo që secili Stacion Policor/Njësi Policore të fillojnë me dërgimin e gjobave në adresë të pronarit të mjetit përmes Postës së Kosovës.”

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

trump urdheroi 1 milion punetore shtese te trajnohen per pune ne fabrike cdo vit 680a4658b8381
Story i mëparshëm

​Trump urdhëroi 1 milion punëtorë shtesë të trajnohen për punë në fabrikë çdo vit

si te arsyetoni rendesia e te mesuarit te arsyetimit dhe zgjidhja e problemeve 680a483cc1339
Story i radhës

Si të arsyetoni? Rëndësia e të mësuarit të arsyetimit dhe zgjidhja e problemeve

Të fundit nga

ShkoLartë