Gjiko publikon këngën e tij të re “Gjoni”

April 17, 2022
1 minut lexim

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, reperi Gjiko publikoi të dielën këngën e tij më të re me titull “Gjoni”.

Kënga është ritmike e zhanrit hip-hop dhe trajton një tematikë të veçantë.

Muzika është realizuar nga vëllai i tij, reperi Big Bang Beats, ndërsa vargjet e tekstit janë të shkruara nga vet ai.

Kënga është shumë e veçantë, pasi teksti i saj i dedikohet hasmërive ndër farefisnore, të cilat shpesh kanë ardhur si rezultat i hakmarrjes.

Pjesë e klipit janë edhe disa elemente tradicionale si oda e burrave të besës apo arkivoli i mbuluar me flamurin kombëtar.

Klipi përmbyllet me një thënie të famshme të Anton Çetës, ku citohet: “Ma burrni o me fal se sa mu hakmarrë”.

Për klipin e këngës është kujdesur regjisori i besuar i reperit pejan, Valon Aziri.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bavarezët synojnë fitoren

Story i radhës

Vdekja e Georgina-s së vogël, e ëma: Jam e pafajshme, në internet po kërkoja anestezik

Të fundit nga

ShkoLartë