Gjiko dhe Majk improvizojnë “aksham pazarin”, thumbojnë estradën për blerjen e klikimeve dhe ndjekësve

May 12, 2022
1 minut lexim

Dy reperët e njohur dhe shumë të suksesshëm, Gjiko dhe Majk kanë bashkuar forcat për të sjell një projekt të ri muzikor.

Dyshja që njihen për hite të shumta ndër vite prej ditësh kanë zbuluar se janë drejt finalizimit të këngës që gjithashtu do të jetë e kompletuar edhe nga ana vizuale.

Ndërsa sot (e enjte) ata ka publikuar një video paralajmëruese, e që kanë vendosur ta shoqërojnë me një video përmes të cilës me humor flasin për blerjen e ndjekësve dhe klikime, një dukuri që është e theksuar prej vitesh.

Në klipin e shkurtër është Majk ai që drejtohet te Gjiko, i cili pretendon që shet klikime, ndjekës dhe pëlqime në rrjetet sociale.

Pas këtij momenti, Majk ia tregon këngën e re të tyre Gjikos, që me të dëgjuar atë reperi nga Peja shprehet se projekti nuk ka nevojë për blerjen ‘fake’ të klikimeve pasi do të jetë një hit.

“Majk x Gjiko – Kce kce, së shpejti”, kanë shkruar reperët sipër mbishkrimit të videos.

Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur artistët, por padyshim projekti do të mirëpritet nga fansat e tyre të shumtë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nëna vret dy fëmijët e saj përpara se të kryejë vetëvrasje në Oregon

Story i radhës

Nesër nisin negociatat për presidentin e ri, Balla: Propozimet nga Berisha s’vlejnë

Të fundit nga

ShkoLartë