Gjiknuri me “dorë të hekurt” në Elbasan, shkarkon drejtorin e fundit të emëruar nga Balla

min lexim

Thellohet konflikti brenda mazhorancës. Gazeta “SOT” e ka deklaruar se brenda Partisë Socialiste janë krijuar disa klane të forta në nivel qendror, ndërkohë që kjo “luftë” është spostuar edhe në nivel lokal. Kështu, drejtuesi i ri politik i qarkut të Elbasanit, Damian Gjiknuri ka shkarkuar edhe drejtorin e fundit të vendosur nga paraardhësi i tij, Taulant Balla. Burime pranë Partisë Socialiste Elbasan bëjnë të ditur se Xhevahir Budani ka lënë pozicionin e Drejtorit Rajonal të Shëndetit Publik, ndërsa ende nuk mësohet emri i pasuesit të tij. Që nga marrja e pozicionit drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Damian Gjiknuri ka bërë edhe lëvizje të tjera për të larguar të përzgjedhurit e Ballës, për t’i zëvendësuar ata me të preferuarit e tij.

Më herët është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Tatimeve Elbasan, Indrit Karaj për t’i lënë vendin Gentian Palluqit, ndërsa ditët e fundit drejtori i Ujësjellësit, Leli Kaja u shkarkua për t’i lënë vendin Luan Tabakut. Budani ishte i fundit nga drejtorët e njohur si mbështetës të rëndësishëm të Taulant Ballës, të përzgjedhur në postin e mbajtur pikërisht nga ky i fundit. Kujtojmë se qysh kur drejtues politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Elbasanit është vendosur Damian Gjiknuri, ka zërë se të gjithë “besnikët” e Taulant Ballës janë larguar nga postet kyçe dhe drejtoritë, çka tregon se kemi një përplase të fortë mes klaneve brenda PS. Madje, sikundër pohojnë të njëjtë burime nga brenda mazhorancës, vala e hakmarrjes dhe “lufta” e bërrylave dhe posteve mbizotëron edhe në zona të ndryshme të vendit.

Gjiknuri “justifikon” shkarkimet

Valën e shkarkimeve të drejtuesve vendor në qarkun e Elbasanit ku prej disa ditësh janë duke u shkarkuar drejtorë që njihen si mbështetës të Taulant Ballës Damian Gjiknuri I përgjigjet kështu. “Nuk e di që njerëzit etiketohen të Taulantit apo Damianit, nuk e besoj qe edhe Taulanti i atribuon këtë gjë, lëvizjet që mund të ndodhin janë në bazim të punës dhe bazuar në legjislacionin përkatës. Ne nuk jemi këtu për të instaluar njerëzit tanë por për të gjetur njerëzit më të mirë dhe për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve të Elbasanit, qytetarët duhet të shohin njerëz me integritet dhe të dinë të organizojnë dhe të ofrojnë shërbime”, deklaroi pak javë më parë Gjiknuri.

Ndërkohë nga ana e tij deputeti i Elbasanit Taulant Balla iu shmang pyetjes së gazetarëve në lidhje me shkarkimet që janë duke u bërë kohët e fundit në Elbasan, gjatë një prononcimi për mediat pak ditë më parë.

Deputeti: PS është pranë qytetarëve për t’u bërë ballë vështirësive

Ndërkohë ditën e djeshme Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka marrë pjesë në një takim me kreun e Bashkisë Elbasan për dhënien e banesave sociale familjeve që përfitojnë pasi banesat e tyre u dëmtuan nga tërmeti. Në reagimin e tij në rrjetet sociale Drejtuesi Politik i Qarkut të Elbasanit deklaron se banorët kanë përfituar banesat sociale, të cilat janë mundësuar falë edhe bashkëpunimit të Bashkisë Elbasan me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Gjatë takimit me banorët, Gjiknuri shprehet se është i lumtur që i është dhënë mundësia që t’i takojë personalisht këta qytetarë, të cilët fillimisht kanë qenë mosbesues se do të kishin mundësi të hynin në shtëpitë e reja në kaq pak kohë.

“Më vjen mirë që kryetari juaj i bashkisë më sjell që t’ju shoh. Takimi me ju është i nevojshëm është mirë që të vij pranë jush të shoh punën që është bërë. Është mirë të takohen të gjithë njerëzit siç thotë edhe kryetari i Bashkisë. Ai më thotë se nuk duhet të rri të dëgjoj fjalët e tij, por tuajat”, deklaroi ai.

Po ashtu, drejtuesi Politik i Partisë Socialiste të Qarkut të Elbasanit, Damian Gjiknuri gjatë takimit në Cërrik ka evidentuar se në 3 vjet janë rindërtuar 72 banesa në total, një numër i konsiderueshëm për bashkinë Elbasan.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Lëshohet në qarkullim pulla postare ‘’Shtëpitë shkolla’’

Story i radhës

Apple rrit çmimet e aplikacioneve në App Store

Të fundit nga