gjiganti spanjoll bbva merr aprovimin per te ofruar tregtimin e bitcoin dhe ethereum 67cf0a8f4f090

Gjiganti Spanjoll BBVA merr aprovimin për të ofruar tregtimin e Bitcoin dhe Ethereum

March 10, 2025
1 minut lexim

Gjiganti financiar Spanjoll Banco Bilbabo Vizcaya Argentaria (BBVA) mori aprovimin nga autoritetet rregullatorë vendase për të ofruar tregtimin e Bitcoin dhe Ethereum për klientët e saj raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Aprovimi erdhi pasi rregullimi i kriptoaseteve nga MiCA hyri në fuqi në mbarë Bashkimin Europian. Ky aprovim për BBVA shënon fundin e një procesi disa vjeçar të huadhënësit Spanjoll për të lejuar klientët të ekspozohen ndaj aseteve dixhitale.

Një raport në 2020-ën i CoinDesk thoshte se BBVA kishte vendosur të përfshihej në sektorin e kriptomonedhave dhe priste aprovimin rregullator për shkak se MiCA ende nuk kishte hyrë në fuqi.

BBVA fillimisht planifikonte ofrimin e shërbimeve kripto në Zvicër dhe jo Spanjë apo vende të tjera të BE-së duke qenë se Zvicra kishte një bazë rregullatorë të qartë për asetet dixhitale.

Në Janar BBVA lançoi tregtimin e kriptomonedhave në Turqi përmes filialit të saj lokal. BBVA nuk është banka e parë Europian që përfshihet në industrinë kripto. Deutche Bank zhvilloi një rollup Ethereum me ZKSync dhe ofron mbajtjen e aseteve përmes Tarus. Societe Generale gjithashtu do të lançojë një stablecoin euro në XRP Ledger. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

anulohen kater fluturime nga prishtina per shkak te greves ne gjermani 67cf07c31f453
Story i mëparshëm

Anulohen katër fluturime nga Prishtina për shkak të grevës në Gjermani

sindikatat kerkojne page minimale 500 euro nese nuk arrihet nje marreveshje paralajmerojne proteste 67cf0acab9871
Story i radhës

Sindikatat kërkojnë pagë minimale 500 euro – Nëse nuk arrihet një marrëveshje, paralajmërojnë protestë

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë