Gjiganti Kinez i makinave elektrike BYD u ballafaqua me një rritje të ndjeshme të të ardhurave në tre mujorin e fundit të 2024 duke tejkaluar Tesla për herë të parë.
Kompania postoi 28.2 miliardë dollarë të ardhura për periudhën Korrik-Shtator. Është një rritje me 24 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë dhe më shumë sesa të ardhurat e kompanisë së Elon Musk prej 25.2 miliardë dollarë.
Megjithatë Tesla ende shiti më shumë makina elektrike se BYD gjatë kësaj periudhe. Lajmi vjen ndërsa shitjet e makinave elektrike në Kinë kanë marrë një hov për shkak të subvencioneve shtetërore që inkurajojnë konsumatorët të shkëmbejnë makinat e tyre me karburant për një makinë elektrike ose hibride.
Nga ana tjetër presioni mbi prodhuesi si BYD të cilët kanë mbështetje shtetërore është rritur jashtë Kinës. Bashkimi Europian aplikoi tarifa prej 45.3 përqind për importet e makinave elektrike nga Kina.
Ndërkaq prodhuesit Kinez në të njëjtën kohë po përballeshin me tarifa 100 përqind në SHBA dhe Kanada dhe vinë si përgjigje se subvencioneve shtetërore për prodhuesit Kinezë.
/PCWorld Albanian
Burimi: pcworld.al