Gjiganti italian në bisedime me përfaqësuesit e Depayt

October 31, 2022
1 minut lexim

Memphis Depay vazhdon të jetë i lidhur me një largim nga Barcelona.

Sulmuesi ishte i lidhur ngushtë me një largim edhe në afatin kalimtar të verës, por afati u mbyll dhe ai mbeti në “Camp Nou”.

Megjithatë, tani po vazhdon të raportohet se Depay mund të largohet në afatin kalimtar të janarit.

Sipas “Calciomercato”, Roma ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e lojtarit javëve të fundit.

Përfaqësuesit e 28-vjeçarit thuhet se e vlerësojnë Romën si destinacion ideal për ish-sulmuesin e Lyonit.

Klubet e interesuara mund ta transferojnë reprezentuesin e Holandës me një çmim më të ulët në janar, duke marrë parasysh se ai do të mbetet lojtar i lirë në verën e vitit 2023, pasi skadon kontrata e tij.

Memphis Depay ka qenë i lidhur edhe me një transferim te Juventusi. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çfarë duhet dhe nuk duhet të bëni në takimin e parë

Story i radhës

City po përgatit kontratën e re për Bernardo Silvan

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë