gjiganti italian interesohet per hojlundin 67f93b91e6381

Gjiganti italian interesohet për Hojlundin

April 11, 2025
1 minut lexim

Juventusi i ka vendosur sytë tek Rasmus Hojlund, por Manchester United raportohet se i ka vendosur një çmim prej 60 milionë eurosh ish-yllit të Atalantas.

‘Zonja e Vjetër’ është në mesin e skuadrave të interesuara për Hojlund dhe sipas raportimeve të fundit, drejtuesit e klubit tashmë kanë nisur bisedimet fillestare për transferimin e reprezentuesit danez.

Tutto mercato ka shtuar më shumë detaje, duke pretenduar se Unitedi mund ta konsiderojë shitjen e Hojlund gjatë verës, por do të konsiderojë vetëm ofertat në regjionin e 60 milionë eurove.

‘Djajtë e Kuq’ e kanë si objektiv dyshen Viktor Gyokeres dhe Victor Osimhen për ta përforcuar sulmin për sezonin 2025/2026, kështu që Hojlund mund të lejohet të largohet nga ‘Old Trafford në verë.

Tuttosport raportoi mëngjesin e së premtes se edhe vet Hojlund është i interesuar për t’u transferuar tek gjiganti italian.

‘Bianconerët’ raportohet se dëshirojnë të arrijnë një marrëveshje me klubin anglez para se të fillojë Kupa e Botës për Klube në mes të qershorit, por ka pak gjasa që të plotësojnë kërkesat financiare të tyre.

Fillimisht besohet se ata do të negociojnë për një marrëveshje huazimi me opsionin ose obligimin e blerjes së kartonit në fund të sezonit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

ndahet nga jeta veterani i ndsh se rashid krasniqi 67f937d3ad9cd
Story i mëparshëm

Ndahet nga jeta veterani i NDSH-së, Rashid Krasniqi

holanda ndan 150 mln euro per te permiresuar mbrojtjen ajrore te ukraines 67f93f1810dc3
Story i radhës

Holanda ndan 150 mln euro për të përmirësuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës

Të fundit nga

ShkoLartë