Electronics Arts është duke kërkuar për një blerës ose një kompani tjetër e gatshme për tu shkrirë në një të vetme.
Kompania e video lojërave ka hyrë në bisedime me disa blerës potencialë ose partnerë si Disney, Apple dhe Amazon. Nuk është e paqartë se cila prej kompania në fjalë është më tepër e interesuar për blerjen e EA ose bashkimin me të.
Në rastin e një shkrirje, lidershipi i EA pritet të qëndrojë. Sipas burimeve të industrisë në Mars EA ishte afruar me Disney në përpjekje për të krijuar një marrëdhëniet më të afërt sesa marrëveshjet e licencimit.
Megjithatë Disney nuk kishte vendosur të ecte përpara me planin e EA. Ideja e shkrirjes së EA me ESPN që Disney e ka pjesërisht në pronësi është diskutuar.
Në mesin e partnerëve potencialë ishte edhe gjiganti Amerikan i shërbimeve fikse Comcast. EA mbetet një kompani më vete dhe përpjekjet për tu shitur apo shkrirë me një kompani tjetër nisën kur Microsoft bleu Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë. /PCWorld Albanian