Dy prej bursave më të mëdha në botë të kriptomonedhave lajmëruan shkrirjen e tyre. Binance planifikon të blejë rivalin FTX një zhvillim i cili shton shqetësimet në mesin e investitorëve.
Marrëveshja mes rivalëve të profilit të lartë Sam Bankman-Fried, CEO i FTX dhe Changpeng Zhao, CEO i Binance, vjen ndërsa spekulimet për shëndetin financiar të FTX janë të ndyshim pas 6 miliardë dollarëve të tërhequra në 72 orët e fundit.
Presioni mbi FTX erdhi pjesërisht nga Zhao i cili ditën e Diele përmes një cicërime në Twitter tha se Binance do të likuidonte posedimet që kishte në monedhën e bursët rivale.
“Është e frikshme që FTX, një prej bursave më të mëdha në botë të kriptomonedhave, u godit likuiditeti dhe Binance, rivali i tyre më i madh po i shpëton,” tha CEO i Tradier Dan Raju.
Zhvillimi i fundit vjen në një kohë kur tregu i kriptomonedhave ka humbur 2/3 e vlerës rekord që ka arritur ndonjëherë prej 1.07 trilionë dollarë.
Shumë kriptomonedha patën rritje pas lajmit por që ato fitime i humbën gjatë ditës. Kriptomonedha e FTX, e cila po tregtohej me 5.33 dollarë ka rënë me ¾ e vlerës.
Bitcoin humbi 11%.
Coinbase siguroi investitorët se ekspozimi i tyre ndaj problemeve që po kalon FTX është minimal ndërsa aksionet e kompanisë ranë me 10%.
Bankan-Fried, pasuria e të cilit është 16.6 miliardë dollarë sipas Forbes, tha se kishte miliarda për të mbështetur platformën në vështirësi të kriptoaseteve.
Në Maj ai zbuloi se kishte 7.6% të aksioneve të Robinhood.
Binance do të kalojë në procesorin due-diligence në ditët në vijim si hapi i ardhshëm i blerjes së FTX. Operacionet Amerikane të Binance nuk janë pjesë e marrëveshjes me FTX.
Nuk është e qartë sesi autoritetet rregullatorë do të trajtojnë marrëveshjen mes dy bursave të kriptomonedhave. Binance aktualisht është nën hetim nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë për pastrim parash.
Dy prej mogulëve më të fuqishëm në industrinë kripto, Bankman-Fried dhe Zhao, njohur me inicialet CZ, kanë pasur një marrëdhënie të trazuar.
Në fund të 2019-ës, Binance kishte investuar në FTX, asokohe një bursë shumë më e vogël përpara se të tërhiqte investimin vitin e kaluar. FTX ishte rritur në një rival të drejtpërdrejtë të Binance e cila dominon tregun me 120 milionë përdorues. /PCWorld Albanian