Paris Saint-Germain thuhet se po përgatitet të shkarkojë menjëherë Mauricio Pochettinon nga detyra e tij si trajner i kësaj skuadre.
Argjentinasi udhëhoqi ekipin e kryeqytetit drejt titullit të Ligue 1 me katër ndeshje të mbetura dhe ky ishte trofeu i tij i parë si trajner në ligë.
Megjithatë, skuadra e Pochettinos zhgënjeu në Ligën e Kampionëve dhe ai ishte i lidhur vazhdimisht me postin e trajnerit të Manchester United përpara se “Djajtë e Kuq” të zgjidhnin Erik ten Hag për këtë punë, përcjellë KosovaPress.
Pochettino ka ende një vit për të përfunduar marrëveshjen e tij në “Parc des Princes”, por sipas “Le Parisien”, ai do të lirohet në të ardhmen e afërt së bashku me stafin e tij stërvitor.
Raporti shton se Antonio Conte i ka ofruar shërbimet e tij skuadrës franceze, por në listë të ngushtë është edhe Zinedine Zidane.
Presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy, supozohet se është ende në komunikim të rregullt me Pochettinon, mes thashethemeve të reja për interesin e Contes për të marrë drejtimin e PSG-së.