“Gjigantët” gjermanë pas “yllit” të Stuttgart

March 12, 2024
1 minut lexim

“Gjigantët” gjermanë pas “yllit” të Stuttgart!

Padyshim një nga skuadrat më surprizuese të këtij sezoni janë edhe gjermanë e Stuttgart, të cilët kanë zhvilluar një sezon të magjishëm, teksa aktualisht pozicionohen në vendin e tretë në një prej kampionatëve më elitar të botës, Bundesliga, ku disa prej lojtarëve të tyre, si Serhou Guirassy apo Deniz Undav janë kthyer në objektiva të skuadrave, për merkaton e verës.

Mirëpo, jo vetëm dy të mësipërmit kanë shkëlqyer këtë sezon, te Stuttgart, me anësorin e krahut të majtë të sulmit, Chris Fuhrich, i cili ka zhvilluar paraqitje të shkëlqyera këtë sezon, paraqitje që kanë vënë pas tij tre “gjigantë” të futbollit gjerman, “Demat” e RB Leipzig, “Verdhekuqtë” e Borussia Dortmund dhe “Aspirinat” e Bayer Leverkusen.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave gjermane, deri më tani më të favorizuarit duket të jenë kryesuesit e këtij sezoni të Bundesliga, Bayer Leverkusen, me teknikun, Xabi Alonso, që i kërkuar me patjetër drejtuesve të klubit që ta blejnë, teksa bëson së në rast fitimit të titullit kampion do ta kenë më të lehtë ta bindin lojtarin që t’i bashkohet ekipit të tij në sezonin e ardhshëm.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Eskobar: SHBA-ja pret që pas zgjedhjeve në RMV të formohet Qeveri e përkushtuar për euro-integrimin e vendit

Story i radhës

‘Varreza e budallenjve’ në Pragë rifiton famë prej legjendave të psikiatrisë së dikurshme

Të fundit nga

Moti sot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu

Mbi vendin tonë sot mban mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihen
sqmken
ShkoLartë