Djali i legjendës ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Rudi Vatës, Roko, po shkëlqen me të rinjtë e Celtic-ut, ku së fundmi ka luajtur dhe në Ligën e Kampionëve për të rinj.
Së fundmi, për 17-vjeçarin kanë ardhur disa interesime nga gjigantët e Europës.
Siç raportojnë mediat irlandeze, Liverpooli, Chelsea dhe Reali i Madridit janë vënë në gjurmët e Vatës dhe do tentojnë që të bindin Sëlltikun për ta transferuar sa më shpejtë.
Vata gjithashtu ishte pjesë e listës me lojtarët më të mirë që kanë lindur në vitin 2005.
Ai ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar një asist në 14 takime që ka zhvilluar këtë sezon në të gjitha kompeticionet.