gjesti nga izolimi i tepert dhe i gjate kam humbur edhe shikimin nuk mund te shoh mire 67fbffe6422b0

Gjesti: Nga izolimi i tepërt dhe i gjatë kam humbur edhe shikimin – nuk mund të shoh mirë

April 13, 2025
1 minut lexim

Gazetarja e njohur e Top Albanian Radio, Elona Duro, është futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për të realizuar një intervistë ekskluzive me katër finalistët e sezonit të katërt të Big Brother VIP Albania.

E pranishme përmes kamerave, ajo zhvilloi biseda të sinqerta me secilin prej tyre, duke i vendosur përballë reflektimeve për rrugëtimin e tyre brenda shtëpisë.

Një ndër momentet më prekëse të intervistës ishte ai me Besart Klemendin, i njohur ndryshe si Gjesti. Elona e pyeti atë se cili ka qenë momenti më i vështirë për të gjatë gjithë eksperiencës së tij në këtë reality show.

“E më e rënda ka qenë që prej izolimit… prej ditëve të gjata këtu, ngarkesës së madhe dhe ngjarjeve me Eglin që më kanë ndodhur. Pas daljes së saj… e humba shikimin, nuk mund të shihja mirë. E humba edhe të folurën, nuk i shqiptoja fjalët mirë”, rrëfeu Gjesti me një zë të përmbajtur, duke lënë të kuptohet se pasqyrimi emocional i eksperiencës së tij kishte lënë gjurmë të thella.

Gjesti është banori me qëndrimin më të gjatë në izolim në këtë sezon, pasi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 hyri vetëm një ditë pasi ishte larguar nga Big Brother VIP Kosova 3, ku kishte qëndruar plot tre muaj.

Ky rrugëtim i pandërprerë në dy reality show ka qenë një provë e fortë jo vetëm për durimin dhe forcen e tij mendore, por edhe për shëndetin e tij fizik dhe emocional.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

keshtu do te jete moti javen e ardhshme 67fbfeb9d9863
Story i mëparshëm

Kështu do të jetë moti javën e ardhshme

murtezani jam optimist se brenda vitit do te behen ndryshimet kushtetuese 67fc0421bc07b
Story i radhës

Murtezani: Jam optimist se brenda vitit do të bëhen ndryshimet kushtetuese

Të fundit nga

ShkoLartë