gjesti gimbo dhe selin te pranishem ne varrimin e laurent krasniqit 6a99d0db62247

Gjesti, Gimbo dhe Selin të pranishëm në varrimin e Laurent Krasniqit

September 3, 2026
1 minut lexim

Në Llukar të Prishtinës është zhvilluar sot ceremonia e varrimit të Laurent Krasniqit, i cili u nda tragjikisht nga jeta pas një aksidenti me motor.

Në ceremoninë mortore janë mbledhur familjarë, miq, kolegë dhe shumë qytetarë, të cilët e përcollën Laurent Krasniqin në banesën e fundit dhe i dhanë lamtumirën e fundit.

Në mesin e të pranishmëve u panë edhe disa prej figurave të njohura të ekranit dhe rrjeteve sociale, mes tyre Gjesti, Selin dhe Gimbo.

Prania e tyre tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve, veçanërisht ajo e Gjestit, i cili kishte ndarë me Laurent Krasniqin eksperiencën në edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova.

Dyshja kishte kaluar disa javë së bashku brenda shtëpisë së BBVK3, ku gjatë kësaj eksperience televizive kishin krijuar një raport miqësor.

Laurent Krasniqi, i njohur për publikun si TikToker dhe ish-banor i Big Brother VIP Kosova 3, humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti me motor gjatë natës së së mërkurës në Prishtinë.

Lajmi për vdekjen e tij tronditi familjarët, miqtë dhe ndjekësit e tij, ndërsa sot, në Llukar, të gjithë ata që e njohën u mblodhën për ta përcjellë në udhëtimin e tij të fundit.

Varrimi u zhvillua mes dhimbjes dhe pikëllimit të të afërmve, ndërsa kujtimi për Laurent Krasniqin do të mbetet te familjarët, miqtë dhe shumë prej atyre që e njohën përmes rrjeteve sociale dhe paraqitjeve të tij televizive.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zelensky shpreson ti mireprese te derguarit amerikane ne kiev ne ditet ne vijim 6a99d0153a686
Lajmi i mëparshëm

Zelensky shpreson t’i mirëpresë të dërguarit amerikanë në Kiev në ditët në vijim

Të fundit nga

ShkoLartë